Lajme

Këshilli i Prindërve jep disa propozime për blerjen e teksteve – Dragusha: Presim që javën tjetër mjetet të jenë në llogari

08/23/2023 13:38
nga:N K

Këshilli i Prindërve të Kosovë të mërkurën është takuar me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit.

Pas takimit kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, tha se kanë propozuar disa forma se si do të mund të bliheshin librat nga prindërit pas vendimit të Ministrisë.

“Vendimi pritet të merret brenda dy ditëve, shpërndarja e librave nuk do të bëhet si vitet e kaluar. Ne nuk jemi pro këtij vendimi, tash jemi në një gjendje kur mësimi fillon edhe një javë dhe ne dëshirojmë që t’i mbrojmë të drejtat që të jemi të pajisur me libra në mënyrë që prindërit të mos shpenzojnë”.

“Presim që deri në mesin e javës së ardhmes prindërit t’i kenë llogari mjete që t’i blejnë librat. Të hapen pika grumbullimi, secili prind t’i merr librat e Ministria të bëjmë pagesën”.