Lajme

Këshillë nga Spitali Fati Im: Kujdesi me ushqimin në natën e festës së vitit të ri

12/30/2025 12:50
nga:Genita C

*Tradita e don që njerëzit të konsumojnë shumë lloje të ushqimeve për natën e festës së Vitit të Ri, por është me rëndësi që kjo natë të shijohet duke qenë të kujdesshëm me ushqimin dhe konsumimin e produkteve alkoolike.

*Disa kategori si shtatzënat, personat me diabet, personat me hipertension dhe me gjendje tjera shëndetësore duhet të kenë kujdes të shtuar.

*Në vend të mishërave me shumë yndyrë synoni të konsumoni pjesë nga gjeldeti që janë më pak të yndryshme sepse në përmbajtje kanë proteina, aminoacide vitamina B, selen dhe zink.

*Personat me diabet sidomos duhet të marrin sasi të konsiderueshme fibrash dhe të evitojnë konsumin e alkoolit.

*Shtatzënat mund të shijojnë ushqimet pa e teperuar por duke evituar çdo pije me përmbajtje alkoolit.

*Në vend të ëmbëlsirave plot sheqer të rafinuar provoni ëmbëlsirat me fruta ndërsa sigurohuni që kohë pas kohe të konsumoni edhe sasi të konsiderueshme të ujit.

*Festoni duke shijuar pjesëmarrjen e familjes dhe ndani sa më shumë dashuri me njëri tjetrin sepse kështu do aktivizoni hormonet e lumturisë.

*SPITALI ‘’FATI IM’’, ATY KU MREKULLIA FILLON!