Lajme

Këshillë mjekësore nga spitali “Fati Im” – Shëndeti i fëmijëve dhe parandalimi i sëmundjeve

10/22/2025 10:25
nga:Genita C

*Shëndeti i fëmijëve është prioritet për çdo prind, mjekët në spitalin ‘’Fati Im’’ udhëzojnë prindërit që të përdorin masa preventive për parandalimin e sëmundjeve.

*Një dietë e shëndetshme është thelbësore për zhvillimin e fëmijëve dhe forcimin e sistemit të tyre imunitar. Ushqimi i duhur ndihmon në mbrojtjen e trupit nga infeksionet dhe sëmundjet.

*Frutat dhe perimet janë të pasura me vitamina dhe minerale, që përforcojnë sistemin imunitar. Përfshirja e ushqimeve të pasura me vitaminë C, si portokallet dhe kivi, si dhe vitamina A si karrotat, pastaj spinaqi janë të domosdoshme për forcimin e imunitetit.

*Edhe proteinat janë shumë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, ushqimet si mishi i pulës, peshku, vezët dhe produktet e qumështit janë burime të shkëlqyera të proteinave dhe kalciumit.

*Uji është esencial për trupin, sigurohuni që fëmija të konsumoj mjaftueshëm ujë gjatë ditës.

*Poashtu një rutinë e shëndetshme e gjumit është bazë për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.

*SPITALI ‘’FATI IM’’, ATY KU MREKULLIA FILLON!