Sporti

Këshillat e Enriques drejtuar Llorentes pas rikthimit në Kombëtare

06/12/2021 12:25
nga:E K

Diego Llorente është rikthyer tek Kombëtarja e Spanjës pas disa ditësh të vështira.

Diego Llorente pati disa ditë të vështira me Kombëtaren spanjolle.

Mbrojtësi i Leeds United rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe nisi të aplikojë protokollin anti-COVID.

Por, pas dy ditësh në dy testimet e radhës ai doli negativ, në testimin e tretë u konfirmua se Llorentë nuk ishte pozitiv dhe ai u rikthye me grupin në Kombëtare.

Me tu rikthyer tek Kombëtarja, ishte selektori Luis Enrique i cili e priti dhe si duket pati disa këshilla për të.

“Në jetë kur vështirësitë dhe padrejtësitë vijnë nga ti në situata si kjo që të ka prekur ty, nganjëherë duhet t’i pranoni dhe jo të jeni i ashpër me vetën”, tha Enrique.

“Sepse sigurisht që keni pasur disa ditë të vështira, i mllefosur, i inatosur, por në fund duhet t’i pranoni gjërat ashtu siç janë. Fatmirësisht në fund të fundit je këtu tani!”, përfundoi Luis Enrique