Në fillim të këtij viti, KESCO Premium po forcon edhe më tej mbështetjen për partnerët e saj në tregun e hapur. Në këtë drejtim, KESCO Premium ka lidhur marrëveshje mirëkuptimi me kompani të specializuara në instalime solare, me qëllim që t’u lehtësojë bizneseve qasjen në zgjidhje për vetkonsum të energjisë elektrike.
Ky angazhim reflekton përkushtimin e KESCO Premium për t’i parë partnerët e saj jo thjesht si konsumatorë, por si partnerë afatgjatë, të cilëve u qëndron pranë në optimizimin e kostove dhe në menaxhimin më të qëndrueshëm të energjisë.
Përmes kësaj mbështetjeje, KESCO Premium, përveç fokusit në optimizimin e kostove, po kontribuon dhe po e mbështet aktivisht energjinë e gjelbër, duke nxitur përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Mbështetja për prodhim të pjesshëm vetanak të energjisë është pjesë e vizionit të KESCO Premium për një treg më të qëndrueshëm, më efikas dhe më të përballueshëm për bizneset që operojnë në tregun e hapur. Së bashku po kontribuojmë në uljen e kostove të energjisë dhe në një të ardhme më të gjelbër.


