Lajme

KESCO njofton se faturat do të njehsohen me të shtrenjtën

06/16/2022 16:48
nga:N M

KESCO ka njoftuar konsumatorët që bazuar në vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme, për anulimin e vendimit për pezullimin e tarifave që kanë hyrë në fuqi me datën 08 shkurt 2022, KESCO në leximin e këtij muaji që do të filloj për pak ditë do aplikoj tarifat që janë në fuqi, respektivisht do të njehsoje faturat e konsumatorëve me tarifat aktuale që janë në fuqi nga data 08 shkurt 2022.

Gjykata Supreme gjatë ditës ka rrëzuar vendimet e Apelit dhe Themelores, duke thënë se do ta dërgojë në rishqyrtim vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike, si shkak i krizës energjetike.