KESCO ka njoftuar për vazhdimin e një partneriteti të qëndrueshëm me Magic Ice, një ndër prodhuesit më të njohur të produkteve të qumështit në Kosovë. Sipas KESCO-s, bashkëpunimi me këtë kompani prodhuese në tregun e hapur të energjisë është ndërtuar mbi besim, profesionalizëm dhe komunikim të vazhdueshëm.
Në njoftimin e KESCO-s theksohet rëndësia që ka sektori prodhues për ekonominë e vendit, duke u vlerësuar si një shtyllë kryesore e zhvillimit ekonomik. Kompania bën të ditur se është e përkushtuar të sigurojë furnizim të pandërprerë dhe stabil me energji elektrike për partnerët e saj, gjë që konsiderohet thelbësore për vazhdimësinë e proceseve të prodhimit.
Magic Ice ka vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin me KESCO-n, duke deklaruar se furnizimi i qëndrueshëm me energji ka qenë një faktor vendimtar në ruajtjen e cilësisë së prodhimit dhe sigurimin e shërbimeve të pandërprera për konsumatorët.
Në deklaratën e kompanisë thuhet:
“Partneriteti me KESCO-n në tregun e hapur na ka garantuar stabilitet dhe besueshmëri në proceset tona prodhuese. Furnizimi i qëndrueshëm me energji dhe komunikimi profesional me ekipin e tyre kanë qenë thelbësore për ruajtjen e cilësisë së prodhimit dhe vazhdimësinë e shërbimit ndaj konsumatorëve tanë.”
Sipas KESCO-s, ky bashkëpunim shërben si shembull për mënyrën se si marrëdhëniet e ndërtuara mbi besim reciprok dhe profesionalizëm sjellin përfitime të qëndrueshme për industrinë, komunitetin dhe tregun energjetik të Kosovës.


