Lajme

KESCO apelon për konsum nën 800 kWh: Duke kursyer përfitoni fatura më të ulëta

11/18/2024 15:54
nga:G B

Sezoni i ftohtë ka nisur.

E konsumi i energjisë është duke arritur pikun e tij.

Lidhur me këtë, Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), ka apeluar ndaj konsumatorëve të mbajnë konsumin nën 800 kWh.

“Sezoni i ftohtë ka nisur dhe konsumi i energjisë po arrin pikun e tij. Ju lutemi të mbani konsumin tuaj mujor nën 800 kWh. Duke kursyer përfitoni fatura më të ulëta dhe ndihmoni funksionimin e qëndrueshëm të sistemit elektroenergjetik për të gjithë”, thuhet në njoftimin e KESCO-s.