Lajme

Kërstiq: Vizita e kryeministri Kurti në veri ishte provokum për serbët e kësaj ane

04/03/2024 23:19
nga:G C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kaluar ditën e mërkurë në komunat veriore.

I pari i ekzekutivit ka qëndruar edhe tëk vendi ku rreshteri Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator të vitit të kaluar.

Gazetari serb, Branislav Kërstiq në emsionin ‘Politiko’ në Kanal10, vizitën e kryeministrit Kurti e ka cilësuar si provokim për serbët.

Sipas tij, Kurti nuk e ka takuar askënd nga komuniteti serb në veri.

“Është provokim, por jo në atë diskursin e Beogradit. Jam i sigurtë që është provokim kur ai ka vizituar vetëm kryetarët e komunave që po i shërbejnë atij. Nuk ka takuar askënd nga komuniteti serb”, ka thënë Kërstiq/

Sipas tij, kjo vizitë e demanton paralajmërimin e Kryeministri Kurti se situata në veri është e brishtë.