Lajme

Kërstiq thotë se Banjska ishte incident i kontrolluar nga grupe interesash atlantike

09/24/2024 21:38
nga:G B

Sulmi terrorist i Banjskës që sot shënoi edhe një vjetorin e realizimit u komentua nga gazetari serb, Branislav Kërstiq, raporton Gazeta10.

Ai në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun tha se rasti i Banjskës është incident i kontrolluar nga grupe interesash euroatlantike.

“Banjska është një incident tjetër, i kontrolluar nga grupe interesash euroatlantike. Incident i kontrolluar nga grupet menaxhuese për Kosovë. Ne nëse duam të hajmë propagandë nga qeverisja jonë në rregull është por nese duam të funksionojmë me fakte si gazetar, t’i përdorim edhe burimet ndërkombëtare”, deklaroi Kërstiq.