Lajme

Kërstiq i mllefosur me Kurtin: Po shkel të drejtat kolektive të komunitetit serb

02/27/2024 21:30
nga:Sh R

Çështja e dinarit po vazhdon të jetë temë e nxehtë diskutimi në vendin tonë.

Për këtë temë sot është diskutuar edhe në Bruksel ku kanë marrë pjesë përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës dhe ata të Serbisë. Takimi ka përfunduar pa rezultat.

Në lidhje me vendimin e Qeverisë për ndalimin e qarkullimit të dinarit në vendin tonë ka reaguar ashpër të gazetarit serb nga veri i Mitrovicës, Branislav Kërstiq.

Sipas tij, me këtë vendim qeveria Kurti po synon t’i shkel të drejtat kolektive të komuniteti serb në Kosovë.

“Po shkel të drejtat kolektive të komunitetit serb”, ka thënë Kërstiq në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Ai ka thënë se është kosovar dhe e pranon Republikën e Kosovës, mirëpo ka theksuar se nuk ka pikë respekti për Qeverinë Kurti pas vendimit që ka marrë për dinarin.