Lajme

Kërstiç zbulon se si Beogradi manipulon në zgjedhjet në Kosovë!

03/11/2025 21:07
nga:Sh R

Gazetari dhe analisti serb Branislav Kërstiç, ka folur për deklaratat e kryeministrit Kurti i cili ka thënë se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Kërstiç në një prononcim për GazetaBlic, thotë se Beogradi ka krijuar një seri mekanizmash për të kontrolluar vullnetin elektoral të serbëve të Kosovës për më shumë se një dekadë.

Sipas tij, rreth 80 për qind e serbëve të Kosovës janë të lidhur me buxhetin e shtetit serb, duke e bërë regjimin në Beograd të manipulojë serbët në Kosovë përmes shantazheve dhe kërcënimeve.

“Beogradi zyrtar përmes instrumentit të tij në Kosovë, listës kriminale serbe, ka krijuar mekanizma me të cilët kontrollon vullnetin elektoral të serbëve të Kosovës për më shumë se një dekadë. Rreth 80 për qind e serbëve të Kosovës janë në buxhetin e shtetit serb dhe regjimi në Beograd manipulon serbët e Kosovës me shantazhe dhe kërcënime”, ka thënë ai.

Sa i përket ndikimit të mundshëm rus në Kosovë, Kërstiç ka theksuar se qeveria e Kosovës vazhdon të përdorë propagandë dhe “përralla”, me qëllim që t’i bëjë ballë dhe lajka partnerëve të saj perëndimorë.

Kërstiç gjithashtu ka pohuar se regjimi aktual i Aleksandër Vuçiqit në Beograd është vendosur nga administrata amerikane dhe është nën kontrollin e plotë të saj.

“Kur është fjala për ndikimin e mundshëm rus në Kosovë, mendoj se qeveria e Kosovës vazhdon me propagandë dhe përralla me qëllim që t’i bëjë ballë dhe lajka partnerëve të saj perëndimorë, duke mos kuptuar agjendën e re të administratës amerikane. Regjimi aktual i Aleksandër Vuçiqit në Beograd është vendosur nga administrata amerikane dhe është nën kontrollin e plotë të saj”, përfundoi ai për GazetaBlic.