Lajme

Kërkoi pezullimin e dënimit, Gjykata e Lartë jep vendimin për deputetin e PD-së

10/15/2024 15:11
nga:Y I

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka refuzuar kërkesën e paraqitur nga Ervin Salianji për pezullimin e një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Konkretisht, kërkesa kishte të bënte me pezullimin e vendimit nr. 2900, datë 18.12.2019, i cili më pas ishte lënë në fuqi nga Apeli me vendimin nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024.

Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë në kuadër të çështjes së njohur si “Babale”.

Në kwrkeswn drejtuar Gjykatws sw Lartw, mbrojtja e ish-deputetit tw PD kwrkoi pezullimin e dënimit deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata e Lartë, duke argumentuar se procesi ka qenë i parregullt dhe se vendimi i marrë është i diskutueshëm.

Avokatët e Salianjit pretendojnë se dënimi është i motivuar politikisht dhe nuk bazohet në prova të mjaftueshme, duke theksuar se klienti i tyre nuk duhet të vuajë dënimin deri sa të përfundojë procedura gjyqësore në instancat më të larta.

Kujtojmw se Gjykata e Apelit vendosi të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij me 1 vit burg për dosjen e njohur si “Babalja”. Deputeti demokrat u dënua në 2019-ën nga Shkalla e Parë në lidhje me nje audio përgjim, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë ne trafikun e kanabisit.

Në atë kohë, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe shpalli fajtorë të 4 të pandehurit, mes të cilëve Fredi Alizotin, që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Babalja”, gazetarin Jetmir Olldashi, si dhe deputetin Ervin Salianji. Tashmë në bazë të Kushtetutës, i nderpritet menjëherë mandati Salianjit dhe nga ana tjetër ligji i dekriminalizimit i heq të drejtën të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2025 dhe në zgjedhjet e ardhshme.