Turizem

Kërkoi ndihmë për gjetjen e burrit që e takoi në plazh, përfundon duke biseduar me gruan e tij

01/20/2022 12:34
nga:G C

Kur një grua nga Pennsylvania, SHBA, e identifikuar si Mica Renee kërkoi nga përdoruesit e rrjetit social TikTok ta ndihmojë të “ribashkohet” me burrin që ajo e konsideronte se mund të ishte dashura e saj e vërtetë, pa kaluar shumë kohë përfundoi duke kontaktuar me gruan e tij.

“U shokova kur kuptova se kishte grua. Nuk kam pritur se videoja ime do të bëhet virale. Thjesht mendoja se nëse e gjej, mund të lidhemi dhe ndoshta të shkëmbejmë numrat”, tha 28-vjeçarja e cila takoi burrin misterioz në një plazh në Miami gjatë gushtit të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Disa muaj pas takimit të tyre të parë dhe të fundit, Renee vendosi ta shpërndajë një video në TikTok me mbishkrimin “më ndihmoni ta gjej”, ku miliona njerëz e ndihmuan përmes hetuesve privatë të ribashkohet me burrin që e takoi në plazh.

“TikTok me ndihmoni ta gjej këtë burrë që e takova në Miami”, thuhet në kërkesën e saj përbri video që asokohe i ishte prezantuar si Romeo, që pa u menduar dy herë i ishte afruar dhe prezantuar.

Videoja nxiti një “cunami” shikimesh – pra mbi 4.6 milionë, e Renne një blogere u fut në telashe kur posotoi fotografinë në ujë pranë burrit me të cilin “flirtonte”.

Megjithatë pas postimit të videos së parë që u shpërnda në masë të madhe, ajo postoi një tjetër me të cilën tregoi se burrin që e kërkonte në fakt ishte i martuar, dhe se gruaja e tij me të cilën është bashkë tash e gjashtë vite e kishte kontaktuar përmes TikTokut.

“Ai është i martuar, nuk do ta kontaktojë më”, tha Renee.

Madje shpërndau “screenshot” nga biseda me gruan e burrit misterioz që ishte identifikuar si Sharee. Renee menjëherë i kërkoi asaj falje, duke i thënë se nuk e kishte ditur statusin e tij.

Rrëfimi i saj nuk përfundoi me kaq. Sharee i kërkoi llogari bashkëshortit, i cili pretendonte se nuk kishte tradhti duke e detyruar të realizojë një video për të shpjeguar se çfarë në fakt kishte ndodhur.