Deputetet e partive opozitare kanë kërkuar që gratë të jenë të përfshira në dialogun Kosovë-Serbi, pohojnë që ka ngecje të procesit.
Në krye të negociatave Kosovë-Serbi dikur ishte vendosur një grua.
Edita Tahiri ishte zëvendës-kryeministre për politika të jashtme dhe siguri kombëtare dhe udhëheqëse e negociatave Kosovë- Serbi në vitet 2011-2014, si dhe Ministre për Dialog në periudhën 2014-2017.
E tani kur procesi i dialogut konsiderohet se ka hyrë në fazën finale, gratë deputete po e shohin të arsyeshëm të përfshihen në këtë proces.
Deputetja Blerta Deliu pati edhe një kritikë për ekzekutivin.
Njëjte si deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, kritikë për procesin e raportit pati edhe Valentina Bunjaku-Rexhepi nga LDJ.
Përfshirje të grave në procesin e dialogut konsideron që duhet të ketë edhe deputetja tjetër e opozitës, Time Kadriaj nga AAK.
Të tri partitë opozitare pohuan që ka një ngecje nga Qeveria në procesin e dialogut dhe duhet bashkëpunim mes partive politike për këtë çështje.