Lajme

Kërkohet paraburgim për rreshterin policor i dyshuar për fajde

03/03/2022 13:43
nga:N M

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në vazhdën e hetimeve intensive ndaj grupit të dyshuar për fajde dhe detyrim, ka arrestuar edhe një i pandehur E.D., (zyrtar policor) i dyshuar për veprën penale “Fajdeja”.

Kjo u bë ditur përmes një komunikatë të lëshaur nga prokuroria e Pejës.

“Prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit nga gjyqtari i procedurës paraprake. Prokuroria Themelore në Pejë është duke vazhduar hetimet intensive për grupin e arrestuar (18 persona gjithsej deri në këto momente) javë me parë për veprat penale të lartcekura, deri në ndriçimin e plotë të këtyre çështjeve penale”, thuhet në njoftim.

Pala ukrainase niset për takimin me Rusinë, publikojnë foto nga helikopteri