Lajme

Kërkohet paraburgim për Bujar Demajn që dyshohet për vrasjen e vëllezërve Puka

01/27/2022 14:12
nga:N M

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë kërkesë për paraburgim ndaj Bujar Demajt, i cili u ekstradua në Kosovë, si i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Puka, në vitin 2012.

Policia njoftoi se i njëjti është arrestuar nga autoritetet belge dhe dje është ekstraduar për Kosovë.

Demaj dyshohet për vrasjen e vëllezërve, Bekim e Vllaznim Puka, si dhe plagosjen e Nazim Pukës.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës më 10 janar të vitit 2020, ndërkaq ndaj tij kishte edhe një fletarrest ndërkombëtar të shpallur nga 30 prilli i vitit 2014.

Demaj, 46 vjeçar, është nga fshati Pepaj i Tropojës dhe akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Ymerit i mbërrin fatura e KEDS-it për janar: Do të paguaj 236 euro më shumë