Lajme

Kërkohet paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se dhunoi një 9-vjeçare

11/04/2024 19:36
nga:G B

Një 26 vjeçar nga Peja është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se ndaj të njëjtit është parashtruar edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit.

“Personi është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Është parashtruar kërkesa për paraburgim”, ka thënë Nikçi.

Ai theksoi se janë siguruar prova materiale lidhur me rastin dhe dyshimet janë që është kryer vepra penale e dhunimit.

“Janë siguruar prova materiale të cilat do të përdoren gjatë procesit. Dyshimet janë që është kryer vepra penale dhunimi. Viktima është e mitur, nuk mund të japim informacione”, theksoi ai.

Zëdhënësi i organit të akuzës tha se nesër do të mbahet edhe seanca për caktimin e masës së paraburgimit.

“Për shkak të natyrës së rastit dhe ndjeshmërisë seanca do të jetë e mbyllur”, tha Shkodran Nikçi.