Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj shoferit që goditi qëllimshëm për vdekje këmbësorin në Pejë

04/25/2024 18:35
nga:G B

Është duke u mbajtur seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit Sergio Jonuzi, nga Elbasani i cili goditi me veturë qëllimshëm për vdekje viktimën Ilir Osmani po ashtu shtetas i Shqipërisë.

Rasti ndodhi dje në Pejë.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodran Nikçi.

“Prokurori i rastit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit. Sa kam informacion seanca aktualisht është duke u mbajtur dhe gjyqtari pritet të vendoset lidhur me masën”, tha Nikçi.