Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj Elmi Thaqit, i kërkuar nga Interpol

01/13/2026 15:18
nga:G B

Prokuroria Speciale e Kosovës ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Elmi Thaqit, i cili po kërkohej nga INTERPOL-i dhe u arrestua nga Policia e Kosovës.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet ai ishte i dënuar nga Gjykata në Shqipëri për disa vepra penale.

“Kërkesa për paraburgim, para pranimit të kërkesës për ekstradim,është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mbi dyshimin e bazuar se E.Th.është i dënuar nga gjykata kompetente në Republikën e Shqipërisë, për veprat penale sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”.

“Trafikimi i narkotikëve, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë te grupit të strukturuar criminal. Futjes ose mbajtjës së sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale. Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, thuhet në njoftim.