Sporti

Kërkohet nga Barcelona, Cavani mund të transferohet në Brazil

12/23/2021 15:57
nga:Lorik J

Emri i Edinson Cavanit (Manchester United) është përfolur si një përforcim i mundshëm i Barcelonës në merkaton e dimrit, por Corinthians do të përpiqet të transferojë golashënuesin uruguaian.

Sipas Globoesporte, klubi brazilian do të jetë në dispozicion edhe për të mposhtur propozimin e Barçës për pagën e ofruar, përcjell GazetaBlic Sport.

Problemi është se Cavani ka thënë më herët se synon të vazhdojë të luajë në futbollin evropian dhe mund të ndikojë që ai të mos e pranojë ofertën e klubit brazilian.

/GazetaBlic Sport/