Lajme

Kërkohej për vrasje, autoritetet franceze e ekstradojnë në Kosovë

06/27/2021 10:16
nga:Genita C

Në bazë të një fletë-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, nga autoritetet franceze është arrestuar dhe ekstraduar në Kosovë i dyshuari mashkull kosovar.

Sipas Policisë, ai është ekstraduan në Kosovë më 24 qershor, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Sipas Policisë, i dyshuari kërkohej për vrasje të rëndë në bashkëkryerje dhe armëmbajtje pa leje.