Lajme

Kërkohej në Austri për trafik droge, 30-vjeçari kapet në Doganën e Morinës

03/05/2025 15:47
nga:Y I

Një 30-vjeçar, banues në Preshevë, është arrestuar në Morinë pasi rezultonte në kërkim nga autoritetet austriake.

Sipas policisë, nga verifikimet e detajuara dhe intervistimi në vijë të dytë, shtetasi O. K., rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të autoriteteve austriake, për trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Vienën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Austri.

/Ora News/