Lajme

Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, kosovari ekstradohet nga Gjermania

12/20/2025 13:02
nga:Y I

Një shtetas kosovar B.A., që kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë.

Ai kërkohej për vrasje në tentativë dhe i ishte shmangur drejtësisë kosovare.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 19.12.2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar B.A., viti i lindjes 1994, nga Gjermania për në Kosovë. I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritete Gjermane pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe se i njëjti u ishte shmangur organeve të drejtësisë”.

I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në Mitrovicë për vazhdim të procedurave tjera ligjore