Lajme

“Kërko falje”, Çitaku i kërkon Kurtit që ta fshijë statusin që e shkroi për shtatzënën e vrarë

11/30/2022 23:11
nga:G C

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti ta fshijë reagimin e tij dhe të kërkoj falje, i cili u publikua pas vrasjes së gruas shtatzënë në hapësirën e QKUK-së.

Kurti, në një reagim të tij, kishte shkruar që një burrë që do të duhej ta mbronte gruan e tij, ka qëlluar sot mbi të.

Gjithashtu, ka përmendur edhe armiqtë, të cilët, ka aluduar ai, do të mund të jenë gëzuar me humbjen e dy jetëve shqiptare, të gruas dhe fëmijës që barte në bark ajo.

Çitaku ka shkruar:

Kryeministër, fshije këtë status dhe kërko falje.

“Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte.” ✖️

“…dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë.” ✖️

Kurti për ngjarjen tragjike: Dy engjëj në qiellin e pistë, u vranë aty ku duhet të shërohen njerëzit