Lajme

Kërkesat e komunave të Kosovës për këtë vit

01/17/2024 14:14
nga:G C

Asociacioni i Komunave të Kosovës do t’i dërgojë pesë kërkesa drejt Qeverisë së Kosovës.

GazetaBlic mëson se komunat do të kërkojnë bashkëpunim mes tyre dhe qeverisë, teksa kr edhe amandamentimin e ligjit për financa lokale.

Tutje, thuhet se komunave duhet t’iu lejohet rishikimi i buxheteve komunale.

Këto janë pesë kërkesat e tyre të plota:

1. Bashkëpunimi në mes nivelit qëndror dhe lokal duhet të jetë i sinqertë dhe korrekt. Përmisimi i bashkëpunimit dhe koordinimit në mes këtyre dy niveleve shkon në dobi të qytetarëve. Nuk mjaftojnë vetëm takimet formale pa rezultate konkrekte. Në disa takime kryetarët kanë dalë me kërkesa praktike e të cilat kërkesa,në shumicën e rasteve, janë injoruar nga niveli qëndror. Komunat kërkojnë që niveli qëndror t’i largoj duart nga tendecat e tyre për centralizim të kompetencave si dhe ndërhyrje direkte në përgjegjësitë e komunave. Ligjet aktuale sa i përket kompetencave janë të qarta.

2. Edhe këtë vit komunat kërkojnë që të amandamentohet ligji për financa lokale. Me amandamentimin e këtij ligji do të themelohet edhe Granti i IV për investime kapitale nëpër komuna ku një herë e pëegjithmonë do t’i ipet zgjidhje ndarjeve të dhjetra milionave euro që ngahen nga niveli qëndror e që këto mjete shpërndahen te komunat nga ministritë e linjave duke mos shfrytëzuar kritere objektive dhe për të cilat ndarje shumica absolute e kryetarëve të komunave vlerësojnë që në disa raste këto mjete ndahen mbi baza politike e në disa raste edhe etnike. Kjo ishte edhe një ndër gjetjet e Institutit GAP në shpërndarjen e këtyre mjeteve ndaj komunave. Kjo është një ndër kërkesat kryesore të komunave. Gjithashtu, me amanamentimin e këtij ligji do të zgjidhen edhe problemet me çështjen e zjarrëfiksëve sepse me situatën aktuale, zjarrëfiksit janë përgjegjësi e nivelit qëndror kurse janë në listë të pagave te komunat. Kjo duhet të rregullohet.

3. Amandamentimi i ligjit për prokurim publik është nevojë imidiate. Mos amandamentimi i këtij ligji po shkakton shumë probleme në zbatimin e projekteve të ndryshme që sjellin dobi dhe përmisim të jetës së qytetarit. Burokracia e tepruar e paraparë me ligjin aktual është pengesë shumë e madhe në zvarritjen e zbatimit të projekteve të parapara me buxhetet komunale.

4. Komunave duhet t’iu lejohet rishikimi i buxheteve komunale. Ka tri vite që komunave nuk iu është lejuar rishikimi i buxheteve të tyre sepse lejën për rishikim të buxhetit komunal duhet ta jep Ministria e Financave. Buxhetet komunale janë miratuar në shtator të vitit 2023 dhe duke e parë që po kemi luhatje të çmimeve atëherë komunave duhet t’iu lejphet rishikimi i buxheteve të tyre.

5. Alokimi i mjeteve nga niveli qëndror ndaj komunave duhet të ndodhë sa më shpejt e jo të ketë vonesa si vitin e kaluar e që këto vonesa të shkaktuara nga niveli qëndror po kanë impakt të drejpërdrejtë në mosrealizimin apo mosfillimin me kohë të projekteve në nivel lokal.