Kërkesave të ndërkombëtarëve për periudhë të gjatë tranzicioni sa i përket ndalimit të përdorimit të dinarit serb, së fundmi i jashtë shtuar edhe afate të sakta.
Një ditë më parë, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde tha se ajo duhet të jetë katër juaj, sikur në rastin e liberalizimit të vizave dhe të targave ilegale serbe.
Por një ditë pas, kryeministri Albin Kurti nuk dha sinjale as për pranimin e kësaj kërkese.
“Kosova e ka euron, qysh janë konvertu targat në KM në RKS, edhe më shpejtë edhe më kollaj mund të bëhet konvertimi nga dinari në euro. Besoj që alarmimi që vjen me idenë e përhapjes së panikut vjen nga Beogradi. Ajo çka bëjmë ne është informimi i drejtë. E kemi një periudhë tranzitore në kuptimin që nuk dëshirojmë të ndëshkojmë ata të cilët kanë ende dinar por dëshirojmë të institucionalizojmë finnacat në vendin tonë”, ka deklaruar Albin Kurti.
E, sipas Kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, vendimi për dinarin është ditur që nga ardhja e LVV-së në pushtet.
“Në fund të fundit, Kosova është ajo që i merr vendimet dhe vendimet kurrë nuk i merr në mënyrë të njëanshme siç po portretizohet ashtu. Dmth çështja për dinarin është ditur qysh moti, LVV ka pritur tri vite për të marrë këtë vendim. Ndërkombëtaret e kanë ditë që nën qeverisjen e LVV do merret një vendim i tillë”, ka thënë Glauk Konjufca.
Këto deklarata, Kurti e Konjufca i bënë pas homazheve te pllaka përkujtimore e ish-aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj.
Ata u vranë nga policia e UNMIK-ut 17 vjet më parë në protestë Vetëvendosjes kundër Pakos së Ahtisarit, në bazë të së cilës u shpall pavarësia e Kosovës në vitin 2008.
Kundërshtimin e atëhershëm, Kurti sot në karrigen e kryeministrit e arsyetoi me vlerësimet se pakoja parashihte shumë koncesione monoetnike në vend./RTV Dukagjini/