Ish-ambasadori Anton Berisha ka vlërësuar se Ali Ahmeti është politikan joegoist dhe me plot autoritet brenda e jashtë Maqedonisë së Veriut.
Ai thotë se kërkesa e Ahmetit për heqjen e kufijve mes Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, është tregues se kryetari i partisë që tashmë udhëheqë qeverinë e MV, ka synimin që përtej rezultateve të arritura brenda shtetit, t’i zgjerojë në nivel me te gjere rajonal.
“Kërkesa e Ali Ahmetit që të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke bere krahasimin me modelin e vendeve te Bashkimit Evropian që nuk kanë kufij mes tyre, është tregues se kryetari i partisë që tashmë udhëheqë qeverinë e MV, ka synimin që përtej rezultateve të arritura brenda shtetit t’i zgjerojë në nivel me te gjere rajonal e që nënkuptueshëm ka te beje me vazhdimin e bashkëpunimit ndërshtetëror e njëkohësisht brenda faktorit shqiptar”, ka shruar Berisha.
Sipas tij, qasja e politikes së matur e Ahmetit me partneret ndërkombëtare është një shpresë se politika racionale i ngushton hapësirën manovruese politikanëve popullsitë që duan të jenë në qendër të vëmendjes pavarësisht dëmit qe i shkaktojnë kauzës shqiptare.
“Ali Ahmeti, tashme i legjitimuar si një politikan joegoist dhe me plote autoritet brenda e jashtë shtetit te tij, behet i dobishëm edhe për Kosovën e Shqipërinë”.