Lajme

Kërkesa e papritur që shpërqendrojë Komisionin për Buxhet “Hajt kalo Trustin”

05/25/2022 11:12
nga:Q R

Në Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere është duke u diskutuar për disa pika të rendit të ditës, ndërsa pritet të diskutohet edhe Projektligjit për Trustin.

Mërgim Lushtaku, anëtar i këtij komisioni ka kërkuar që të ndryshohet rendi i ditës në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe që ndryshimi i Ligjit për Fondin Pensional të kalojë për shqyrtim nga pika e tetë e rendit të ditës në të dytën. Megjithatë Komisioni nuk e ka miratuar kërkesën.

Me të diskutuar për pikat e tjera të rendit të ditës, dikush nga të pranishmit është dëgjuar duke thënë “Hajt kalo trustin”.

Pas kësaj kanë shpërthyer të qeshurat brenda mbledhjes.

I pranishëm në sallë është edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili edhe ka kërkuar që qytetarëve të iu mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti, e të cilit kryesuesi i komisionit, Armend Muja iu drejtuar me “i paske do shokë tu këtu”.