Lajme

Kërkesa e Blinken për Kurtin: Këto dy marrëveshje me Serbinë duhet të përfundohen

01/14/2022 00:28
nga:Gazeta Blic

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një letre drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka kërkuar nga ky i fundit që Kosova t’i bëjë dy marrëveshje me Serbinë.

Blinken kërkoi nga Kurti që t’u kushtohet vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në Veriun e Kosovës.

Pos rrymës, Blinken kërkoi nga Kurti avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur.

Tutje, Blinken tha se këto çështje janë në interes të Kosovës të cilat çojnë drejt një komproimisi në plan afatshkurtër.

“Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur. Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”, ka shkruar z. Blinken.

Blinken i shkruan Kurtit: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për t’i arritur qëllimet e përbashkëta

Letra e Kurtit u komentua nga analistë e gazetarë, të cilët thanë se përmes kësaj letre, Blinken kërkoi nga Kurti të bëhet Asociacioni i Komunave Serbe dhe të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokën rreth Manastirit të Deçanit, edhe pse në letër nuk theksohen specifikisht.

Letra nga Sekretari Blinken, vjen reagimi i Kurtit