Cristiano Ronaldo vazhdon të përjetojë zhgënjime me Al Nassr, teksa ylli portugez nuk ka arritur të fitojë asnjë nga 14 trofetë zyrtarë për të cilët ka garuar që prej transferimit të tij në Arabinë Saudite.
Që nga mbërritja te klubi saudit në fund të vitit 2022, Ronaldo dhe Al Nassr kanë dështuar në të gjitha kompeticionet vendase dhe kontinentale, pavarësisht investimeve të mëdha dhe pritshmërive të larta.
Në kampionat, Al Nassr ka humbur garën për titull në tri sezone radhazi, ndërsa zhgënjimet kanë vazhduar edhe në Kupën e Mbretit dhe Superkupën Saudite. Po ashtu, ekipi nuk ka arritur të triumfojë as në arenën aziatike, duke dështuar në Ligën e Kampionëve të Azisë dhe së fundmi edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë 2.
Humbja e fundit ishte në finalen e mbrëmjes së sontme ndaj Gamba Osaka, duke dështuar në finalen e Ligës së Kampionëve të Azisë 2.
Lista e trofeve të humbur nga Ronaldo me Al Nassr:
Liga e Arabisë Saudite 2022/23
Liga e Arabisë Saudite 2023/24
Liga e Arabisë Saudite 2024/25
Kupa e Mbretit 2022/23
Kupa e Mbretit 2023/24
Kupa e Mbretit 2024/25
Kupa e Mbretit 2025/26
Superkupa Saudite 2022
Superkupa Saudite 2023
Superkupa Saudite 2024
Superkupa Saudite 2025
Liga e Kampionëve të Azisë 2023/24
Liga e Kampionëve të Azisë 2024/25
Liga e Kampionëve të Azisë 2 2025/26
/GazetaBlic Sport/


