Sporti

Kerim Alajbegovic, lojtar i ri i Juventusit

07/29/2026 17:35
nga:Mergim Rreci

Kerim Alajbegovic është shumë pranë një transferimi të madh në Serie A.

Talenti 18-vjeçar boshnjak pritet të bëhet futbollisti më i ri i Juventusit, pasi klubi torinez ka arritur marrëveshje të plotë me Bayer Leverkusen për transferimin e tij, raportojnë mediat gjermane, përfshirë Sky Sport.

Sipas të njëjtave burime, Juventusi do të paguajë menjëherë 33 milionë euro për kartonin e sulmuesit, ndërsa me bonuset e parashikuara në kontratë vlera totale e operacionit mund të arrijë në 40 milionë euro. Aktualisht kanë mbetur vetëm detajet përfundimtare që marrëveshja të mbyllet zyrtarisht.

Alajbegovic konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit boshnjak dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane gjatë muajve të fundit. Megjithatë, Juventusi duket se ka fituar garën për firmën e tij, duke bërë një investim të rëndësishëm për të ardhmen.

/GazetaBlic Sport/