Lajme

“Kërcënon” Mimoza Kusari- Lila: I kam përgatitur dy kallëzime penale për rastin e përgjimeve

07/25/2023 13:33
nga:Gazeta Blic

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, e cila në përgjimet e publikuara koordinohet me deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq në lidhje me heqjen e veteranëve të UCK-së nga Ligji për Pagë Minimale, ka paralajmëruar padi.

Madje, thotë se i ka përgatitur dy të tilla.

“Unë i kam përgatitur dy kallëzimë penale, që do të dorëzohen brenda pak ditësh. Një ndaj ish- deputetit Slavko Simiq dhe tjetrin ndaj gazetarit dhe portalit që i ka publikuar (Nacionale), i ka edituar ato inqizime”, tha ajo, raporton Gazeta Blic.

Ajo tha se edhe në Kryesi u përgjigj për këto përgjime.

“Kishim një debat të gjerë në Kryesinë e Kuvendit në raport me inqizimet e jashtëligjshme dhe janë të deituara. U jam përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Kryesisë ashtu sic i kam pasur dhe sic kanë dashur t’I parashtrojnë”

Ajo tha se asnjëherë nuk ka hazituar të flas për inqizimet ë publikuara në media.

Kusari- Lila tha se nuk kanë qenë përgjime të policisë apo hetuesisë, për dyshime për ndonjë vepër penale. Sipas saj, kanë qenë inqizime të paligjshme dhe të edituara edhe njëherë nga ata, të cilët do të bartin pasoja ligjore./ Gazeta Blic