Zvicra ka fituar dje ndaj Iralndës Veriore në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës “Katar 2022” me rezultat 2-0.
Një episod interesant ka ndodhur pas ndeshjes gjatë intervistave me lojtarët, shkruan GazetaBlic Sport.
Përderisa ishte në intervistë pas ndeshjes, Xherdan Shaqiri u përball me një gjest interesant nga një tifoz shqiptar i cili u afrua tek ai dhe e veshi me një xhaketë me simbole të UÇK’së.
Shaqiri buzëqeshi dhe e largoi me mirësjellje xhaketën duke e vazhduar normalisht intervistën.
Pas kësaj ngjarje reagoi Federata e Futbollit të Serbisë, që pretendon të nis një ankesë ndaj Shaqirit në FIFA për promovimin e UÇK’së.
“Aktualisht jemi duke përgatitur një letër proteste që do t’ia dërgojmë FIFA -s gjatë ditës. Ne do të kërkojmë një reagim urgjent dhe sanksionet më të rrepta kundër Shaqirit për promovimin e organizatës kriminale terroriste “UÇK” gjatë një deklarate për mediat, por edhe kundër të ashtuquajturës Shoqatës së Futbollit të Kosovës. “Në ndeshjen mes Suedisë dhe të ashtuquajturës kombëtare të Kosovës dhe promovimit të idesë së “Shqipërisë së Madhe”, Federata e Futbollit e Serbisë do të përdorë të gjithë mekanizmat ligjorë për të hequr përgjegjësit për këto ngjarje nga futbolli“, tha sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Surbatovic.
/GazetaBlic Sport.


