Bekim Jashari njëherësh pjesëtarë i familjes së Komandantit Legjendar të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, ka thënë se nuk lejojnë ta humbin Kosovën në tavolinë.
“Shpresoj që deponimi i qytetarëve të komunës time nuk ka hamendje që unë nuk do ta kem edhe një mandat, sepse ata e kanë nevojë me i zgjidhë këto halle, dhe ata e kanë parë pastertinë, sinqeritetin, dhe punën e Bekim Jasharit gjatë këtij mandati. Këto projekte që unë kam planifikuar në mandatin e ardhshëm me i përfundu qoftë në infrastrukturë, kanalizimin , ujësjellësin, trotuar e ndriçim, që pas 2025 do të ketë nevojë vetëm për mirëmbajtje, dhe sanim të defekteve, dhe prurje të investitorëve që unë shpresoj shumë gjatë këtij mandati të ardhshëm këna me arrit me i pru, për krijim të vendeve të reja të punës.
Jashari tutje ka thënë se pavarësisht se a kërkohet në nivel lokal a qendrorë, qoftë si familje Jashari, apo si vetë Bekim do ti dalë zot Kosovës, dhe se nuk do të lejojnë humbjen në tavolinë.
“Me të vetmen arsye, Bekimi nuk e ka menduar dhe nuk beson që në qoftë se vendi ynë është në rrugë të mirë, nuk do e vazhdoj, por në qoftë se kërkohet mua më vjen keq por do ta them një fjalë ne si familje kemi ditë dhe mundem me fitu luftën, duke e ditë fortë mirë kush është Serbia, dhe me kënd këna punë, nuk lejojna këtë Kosovë me humb në tavolinë sot. Pavarësisht a kërkohet në nivel lokal a qendrorë. Si familje, dhe si Bekim po flas, nuk lejojmë, qysh ditum me fitu këtë Kosovë në luftë duke e ditur se çfarë arsenali ka pas Serbia, nuk lejojna që sot në paçe na me humb këtë Kosovë në tavolinë, pavarësisht kushdo qoftë ai me bo një gjë të tillë”, tha Jashari në Prime Time./PORTALI.info/