Lajme

Kërcënohet deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi

06/03/2023 20:33
nga:Y I

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka pranaur disa kërcënime në llogarinë e saj në facebook.

Sipas deputetes ky kërcënim erdhi për shkak të keqkuptimit që kishte Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz me një deklaratë të saj.

Musliu-Shoshi paralajmëroi se do të hapë rast në polici në lidhje me këto kërcënime.

“Pyetja ime drejtuar Kryedemagogës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, që mund të shihet në video ishte: A mendon se Kosova mori njohjen ndërkombëtare vetëm pse e kishte të drejtën e shpalljes së pavarësisë? Kjo deklaratë u keqinterpretua qëllimshëm nga znj. Schwarz dhe nga një figurë publike, zhurmues i VV-së kuptohet, për të manipuluar dhe për të mbajtur ndezur flakën militantiste të patriotave fallco dhe të pseudointelektualëve të këtij vendi.Si rezultat i deformimit të qëllimshëm të së vërtetës, mua më erdhën disa kërcënime të drejtpërdrejta të cilat po i postoj, që ta sheh Donika dhe të gjithë të tjerët se kush i solli në pushtet dhe për kë e kultivojnë demagogjinë soji i saj dhe i VV-së. Normalisht, për të gjitha këto do të hap rast edhe në polici” shkruan Musliu-Shoshi raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: