Teutë Rrusta, sekretare organizative në PSD ka reaguar ndaj kërcënimeve ndaj punëtorëve të administratës në Ministrinë e Finance, me heqjen e pagës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kërcënimi ndaj sindikalistëve paraqet rrezik vetëm për pushtetin dhe se ata nuk duhet të ndalen deri në fitore.
“Kërcënimi ndaj sindikalistëve paraqet rrezik vetëm për pushtetin. Sindikalistët të mos ndalen, deri në fitore”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Blic/


