Lajme

Kërcënimi me bombë detyron avionin indian të ulet në Frankfurt

10/19/2024 15:44
nga:Y I

Një fluturim nga Nju Delhi në Londër u devijua në Frankfurt dhe u evakuua pas një raportimi për një bombë në bord, tha policia gjermane të premten në mbrëmje.

Fluturimi drejtohej nga kompania indiane Vistara dhe kishte 147 persona në bord, raporton DW.

Policia tha se kërcënimi për bombë ishte komunikuar në një postim në internet në X.

Autoritetet vendosën ekipe policie, të kompletuara me qen zbulues eksplozivi, për të kërkuar aeroplanin pasi u evakuua. Në bord nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes.