Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Avni Mazreku, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar deklaratën e presidentit francez, Emanuel Macron, dhënë dje në Tiranë për çështjen e vizave.
Mazreku tha se marrja e vendimit apo edhe anulimi i saj në zonën Shengen nuk varat nga qëndrimi i një shteti dhe ka një procedurë të caktuar.
“Zona Shengen ashtu siç funksionon nuk varet nga qëndrimi i një shteti, marrja e vendimit por edhe anulimi i vendimit ka një procedurë të caktuar. Ajo që quhet si minorancë bllokuese që kompozohet nga katër shtete që duhet me i përfaqësu 35% të popullsisë së Bashkimit Evropian mundet me inicu çfarëdo procedure të caktuar që ajo procedurë e parasheh, dmth procedura e shumicës së kualifikuar e parasheh marrjen e atij vendimi” tha Mazreku për “Gazeta Blic”
Mazreku tha se çështja e vizave është një instrument i BE-së që pa të drejtë është përdoror në funksion të ushtrimit të presioneve të caktuara politike në raport me Kosovën.
“Mendoj se çështja e vizave, çështja e Kosovës është mjeti, është instrumenti i Bashkimit Evropian me pa të drejtë me u përdor në funksion të ushtrimit të presioneve të caktuara politike në raport me Kosovën. Kjo nuk ndodh me vendet e tjera për shkakun se vendet e tjera nuk e kanë patur çështje kruciale çfarë e ka patur Kosova, ose si është kualifikuar në rastin e Kosovës çështja e liberalizimit të vizave, prandaj edhe qëndrimet e caktuara, pikpamjet e caktuara politike kur ndërlidhen me procesin e vizave vijnë si rezultat i asaj duke e ditur që ky proces për qytetarët e Kosovës është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe për çdo politikbërës në Kosovë është i rëndësishëm. Pse po e themi këtë? Këtë e themi për shkakun se liberalizimi i vizave kualifikohet nga ana e Bashkimit Evropian si proces plotësisht teknokratik, kjo nënkupton se janë një varg kriteresh që duhet mi i plotësu shteti që mekanizmat e Bashkimit Evropian, në këtë rast Komisioni Evropian si organ i cili e ka për detyrë me e vlerësu përmbushjen apo mospërmbushjen e këtyre kritereve rekomandon qëndrimin e caktuar në lidhje me marrjen e vendimit nga ana e Këshillit dhe normalisht shumica e vendimeve që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, së paku për përvojat që kanë patur vendet e Ballkanit Perëndimor por edhe ato të Evropës Lindore apo Qëndrore që e kanë kalu këtë proces më përpara , kanë shku përmes këtij procesi, procesit të vlerësimit teknokratik. Dmth ky proces nuk është përdorur në konotacionet politike çfarë është përdorur në të kaluarën për Kosovën dhe çfarë përdoret tani”
“Duke u bazuar në atë se Bashkimi Evropian nuk ka fuqi ekzekutive, në këtë rast duke provu me e zbatu atë që quhet “politikë e butë” i përdor mekanizmat e saj të disponueshëm në këtë rast për Kosovën është keqpërdorur procesi i liberalizimit të vizave mjaft shumë. Kur po them është përdorur dhe keqpërur nga ana e mekanizmave të caktuar përkatësisht politikbërsve të caktuar brenda Bashkimit Evropian por edhe shteteve individuale të Bashkimit Evropian është për shkak se liberalizimi i vizave eshte njëra nga të drejtat fondamentale mbi të cilat është ndërtuar BE-ja. Prandaj ky proces apo ky instrument përdoret apo kepërdoret nga mekanizma të caktuar qoftë politikbërës apo politikan, shefave të shteteve apo teknokrat të BE-së, është njëfarë kontradikte e drejperdrejtë me atë që quhet vlerë findamentale e BE-së. Mendoj se me pa të drejtë është përdorur në të kaluarën dhe keqpërdorur dhe vazhdon të përdoret ende procesi i liberalizimit të vizave ” deklaroi Mazreku në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.


