Lajme

Kërcënimet për sulme, Ukaj: Investimi në siguri duhet të jetë prioritet i institucioneve të Kosovës!

01/18/2024 08:05
nga:Y I

Krerët e shtetit në vazhdimësi kanë paralajmëruar për mundësinë e një sulmi nga Serbia.

Së fundi ishte vetë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili deklaroi se rreziku mbetet i lartë.

I njëjti tha se Kosova është e përgatitur se kurrë për t’u përballur me sulme të tilla.

“Patjetër që rreziku mbetet i madh përderisa ekziston qasja agresive, përderisa ekziston qasja hegjemoniste, përderisa nuk kemi distancim nga qeverija e Serbisë për grupet të cilat zhvilluan akt terrorist në Kosovë. Përderisa individët nga këto grupe lëvizin lirshëm nëpër Serbi, bile edhe zhvillojnë aktivitete atje. Atëherë ne e shohim të mundshëm një kërcënim të tilllë në raport me vendin tonë por gjithmonë ne jemi më të gatshëm se kurrë. Më shumë se kurrë Policia e Kosovës sot ka krehje të terrenit në pjesën veriore të vendit tonë, jemi më të përgatitur se kurrë për t’u ballafaquar me kërcënime të tilla”, deklaroi Maqedonci raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me këto paralajmërime dhe sa është e përgatitur Kosova për një agresion të mundshëm, ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj.

Ukaj tha se duke patur parasysh kërcënime të tilla investimi në siguri duhet të jetë prioritet i institucioneve të Kosovës.

“Investimet e vazhdushme në Forcën e Sigurisë së Kosovës qoftë në kapacitete njerëzore, profesionale e paisje ushtarake e shtojnë sigurinë përballë një agresioni të mundshëm nga Serbia”

“Rreziku nga kërcënimi i vazhdushëm nga Serbia e që u provu me u ba realitet edhe në terren me 24 shtator janë argumente të fuqishme që rreziku vazhdon të jetë prezent dhe investimi në siguri duhet të jetë prioritet i institucioneve të Kosovës” deklaroi Ukaj për “Gazeta Blic”.

Fidan Ukaj, Analist

Se mund të ketë sulme të tjera në veri të vendit e kanë paralajmëruar në vazhdimësi krerët e shtetit.

Pak javë më parë ishte vetë kryeministri Kurti, i cili në një konferencë për media me ministrin Sveçla, deklaroi se Radojiçiq po përgatit sulme ndaj Kosovës.

“Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës, po mban takime sekrete në BIA. Paguhen nga dy mijë euro, ata po strehohen në objektet e tij” deklaroi Kurti raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Kryeministri Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës

“Jemi më të përgatitur se kurrë për t’u ballafaquar me Serbinë”, Humolli/ Cili polic ka vullnet me dhënë maksimumin kur s’ka sigurim shëndetësor!