Lajme

Kërcënimet nga dronët temë në samitin e ministrave të brendshëm të BE-së këtë javë

10/03/2025 16:27
nga:N K

Ministri i brendshëm gjerman Alexander Dobrindt tha se shfaqja e dronëve natën e kaluar mbi aeroportin e Mynihut do të diskutohet nga ministrat e brendshëm të BE-së gjatë takimit të tyre në kryeqytetin bavarez këtë fundjavë.

Takimi fillimisht ishte paraqitur si një samit për migracionin, por tani do të mbulojë edhe kërcënimet e reja të dronëve. Komisioneri i BE-së për çështjet e brendshme dhe migracionin, Magnus Brunner, pritet të marrë pjesë.

Duke folur në margjinat e përkujtimeve të Ditës së Unitetit Gjerman në Saarbrücken (14:30), Dobrindt tha se takimi do të lejojë bisedime më të gjera mbi zbulimet e dronëve dhe planet mbrojtëse të BE-së që po përgatiten me Komisionin Evropian, raporton The Guardian.

“Jemi në një garë midis kërcënimit nga dronët dhe mbrojtjes kundër dronëve. Ne duam dhe duhet ta fitojmë atë,” u tha ai gazetarëve.

Ai konfirmoi se pamja e parë e një droni mbi aeroportin e Mynihut u raportua rreth orës 21:15 të mbrëmjes së kaluar, me raportime të mëtejshme brenda zonës së kufizuar përreth aeroportit.

Ai poashtu konfirmoi se “nuk ishte ende e mundur” të përcaktohej se sa dronë ishin të përfshirë, ose kush i drejtonte ato dhe me çfarë motivimi qëndronte pas kësaj.

Në javët e fundit, pamje të tjera të dronëve u raportuan mbi Gjermani, më së shumti në Schlesëig-Holstein, të cilat përfshinin quadrocopterë dhe “avionë me krahë fiks” më të mëdhenj, tha ai, me këta të fundit që paraqisnin “më shumë rrezik”.

“Megjithatë, ajo që është e qartë është se pamjet e dronëve po rriten, duke përfshirë edhe mbi infrastrukturën kritike”, tha ai, duke thënë se kjo kërkonte një përgjigje politike.

Dobrindt tha se do të shtyjë për ndryshime në ligjet e aviacionit për të lejuar një përgjigje ushtarake ndaj dronëve për të “shmangur rrezikun”.