Derbi italian midis Interit dhe Juventusit vazhdon të gjenerojë diskutime, por këtë herë arsyet janë përtej atyre sportive dhe teknike.
Gjyqtari i ndeshjes, Federico La Pena, ka marrë kërcënime me vdekje dhe ka paraqitur një ankesë në polici, raporton “Corriere dello Sport”.
Autoritetet e kanë këshilluar atë të mos dalë nga shtëpia e tij për arsye sigurie.
Fjalët e kreut të gjyqtarëve italianë, Gianluca Rocchi, një ditë pas ndeshjes, nuk lanë asnjë dyshim në lidhje me vlerësimin e performancës së La Penas. Rocchi e përshkroi vendimin e gjyqtarit në lidhje me përjashtimin e Pierre Kalulu në Derby d’Italia si “qartësisht të gabuar”.
La Pena pritet të pezullohet për rreth një muaj.
/GazetaBlic Sport


