Lajme

Kërcënim me bombë në East Gate Mall, punonjësit evakuohen

12/09/2022 11:20
nga:Y I

Në qendrën e famshme tregtare “East Gate Mall” në Shkup është raportuar për një bombë.

Policia është kundërpërgjigjur dhe ka evakuuar të gjithë qendrën tregtare dhe të gjithë punonjësit derisa janë duke vazhduar kontrollet.

Kjo është hera e parë që kërcënohet një qendër tregtare, pasi ka pasur kërcënime për shkollat, ndërsa dje një kërcënim është dërguar edhe në Bankën Popullore.