Ilir Kërçeli i VV’së ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur një standard të ri në politikën kosovare, duke përjashtuar çdo mundësi për koalicion me Listen Serbe, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, Vetëvendosje nuk ka dhe nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe në asnjë rrethanë.
Kërçeli gjithashtu tha se është gabim të mendohet se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ruhen përmes bashkëpunimit me një subjekt politik, drejtues të të cilit gjenden në listën e zezë amerikane.


