Lajme

Kërçeli i VV’së, Përparim Ramës: Jep dorëheqje, liroje kryeqytetin

07/28/2026 19:32
nga:Genita C

Deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas aksidentit në një vendpunishte në Prishtinë, duke shprehur ngushëllime për familjen e viktimës, raporton GazetaBlic.

Ai ka thënë se nuk duhet të politizohen ngjarjet tragjike, por njëkohësisht i ka bërë thirrje kryetarit të Prishtinës të japë dorëheqje.

“Refuzoj t’i shndërroj ngjarjet tragjike në akuza politike.
A ju kujtohen akuzat e pabaza që u hodhën pas aksidentit në Rrugën e Kombit? Më pas, raporti i Policisë dëshmoi një realitet krejt ndryshe.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e viktimës.
Ndërsa për kryetarin e Prishtinës kam vetëm një kërkesë:
Jep dorëheqje. Liroje kryeqytetin”, shkruan Kërçeli.