Lajme

Kërçeli i reagon Hotit: Mbrojeni LDK-në sepse po ju ndërrohet qiramarrësi, për aleancën me SHBA ka kush kujdeset!

06/20/2026 14:51
nga:Y I

Deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli, i ka reaguar Avdullah Hotit, i cili tha se me protestë demokratike duhet t’i jepet mbështetje projektit të gazit amerikan pas refuzimit për ta pranuar nga Qeveria në detyrë e Albin Kurtit.

Kërçeli në reagimin e tij tha se i njëjti duhet të mbrojë LDK-në pasi po iu ndërrohet sipas tij ‘qiramarrësi’.

“Ta mbrojmë me protestë aleancën tonë me SHBA-të, tha një deputet dhe ish-kryeministër i LDK-së.Ooo mbrojeni LDK-në, sepse po ju ndërrohet qiramarrësi. Për aleancën me SHBA-të ka kush kujdeset dhe e mbron” shkruan Kërçeli në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

Hoti: Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan, refuzimi vjen nga qasja anti-amerikane e VV-së