Lajme

Kërçeli: Grevistet e Kuvendit po keqpërdoren, për 20 vite askush nuk e trajtoi këtë temë

11/14/2024 22:05
nga:Y I

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli lidhur me grevën e punëtoreve teknike ka thënë se prej disa javësh këto gra po keqpërdoren.

Ai ka thënë se po gënjehet se ato po paguhen më pak se sa është paga minimale në vend.

Kërçeli ka thënë se po spekulohet se ato edhe në muajin tetor janë paguar nën pagën minimale, mirëpo nga nëntori ka filluar zbatimi i ligjit për pagën minimale.

“Këto gra janë paguar sipas ligjit për pagën minimale. Ligji për pagën minimale ka hy në fuqi që nga 1 nëntori”.

Ai ka thënë se ato po nxiten edhe nga studiot televizive, “edhe dy muaj ju përfundon kontrata, nuk dihet çfarë ka mu bë me juve, nuk dihet çfarë ka me u bë me pagat e juve, nuk e di a ka mu zbatu ligji për pagën minimale”, deklaroi Kërçeli.

“Kështu janë nxit këto gra. Për 20 vite askush nuk e ka trajtua këtë temë…për 20 vite është kompania e njëjtë”, ka thënë ai./RTVD/