Lajme

Keqtrajtimi i deputetëve të LDK-së, mbrojtja ofron konferencën e Gjergj Dedaj në 1999 që e thotë të kundërtën

04/04/2023 13:05
nga:G B

Mbrojtja e Thaçit iu është përgjigjur akuzave të prokurorisë kinse ai kishte maltretuar një grup të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Mbrojtja e Thaçit ka ofruar videon e konferencës që grupi i deputetëve kishte dhënë pas lirimit të tyre pasi ishin ndaluar nga një grup i UÇK-së.

Në konferencë kishte folur Gjergj Dedaj i cili kishte thënë se nuk janë kërcënuar dhe as maltretuar nga grupi dhe se ata kanë pasur sjellje korrekte.