Lajme

Keqpërdori identitetin e një klienti, tërhoqi para të ‘majme’ nga një bankë në Ferizaj

11/24/2021 09:12
nga:M K

Një person në Ferizaj ka arritur që të keqpërdorë identitetin e një klienti të një banke dhe të tërheqë një shumë të madhe të parave, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të mërkurën.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të martën në Ferizaj.

Policia nuk ka njoftuar nëse i dyshuari është arrestuar, për çfarë shume bëhet fjalë dhe për cilën bankë.

“Ankuesi, menaxher i bankës, më 23.11.2021 ka raportuar se, me datën e cekur një person i dyshuar, pasi kishte prezantuar disa dokumente origjinale, duke keqpërdorur identitetin e një klienti të bankës, ka arritur që nga llogaria e tij të tërheq një shumë të madhe parash. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.