Lajme

Keqkuptimi më i madh i Albin Kurtit

05/26/2023 21:47
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Çfarë po bënë Kryeministri i Kosovës duket në parim e drejtë dhe rruge e duhur, sikur Kosova të ishte Izraeli apo Gjermania. Shteti nuk mbrohet me fjalë, duhet forca ushtarake dhe paisje të mbrojtjes që si kemi për momentin.

1. Problemi kryesor është që na kemi një iluzion që jemi në gjendje me e mbrojtë sovranitetin tonë territorial. Qeveria e Kosovës duket që nuk ja di hallin vehtës. Kosova është pa ushtri, pa asnjë tanks, pa asnjë helikopter, pa asnjë aeroplan luftarak, asnjë dron. Këtu qëndron problemi kryesor dhe keqkuptimi i Albin Kurtit. Ai me qëllim të mirë dëshiron të shtrijë autoritetin e shtetit të Kosovës në veri por këtë nuk mund ta bëjë për shkak se nuk ka forca dhe infrastrukture ushtarake me e mbrojë dhe mirëmbajtë qëndrimin e tij; Aleatët tanë luajn rol kyç dhe janë ata që i mbrojnë kufinjët dhe sigurinë tonë;

2. Opercioni i Kurtit po bëhet pa konsideruar rrethanat gjeopolitike dhe rreziqet e sigurisë rajonale, Europiane dhe globale. Lufta në Ukrainë është një ndryshues i lojës. Shtrirja e ndikimit të Rusisë në Balkan pas invazionit të tyre në Ukrainë është rrezik i sigurisë dhe interesave Euro Atlantike. Në këtë kontekst, duket që Vucic është aleat i Amerikanëve. Kjo u konfirmua nga reagimi i shpejt dhe ashpër i Sekretarit Blinken i cili na shokoj të gjithëve sot. Kjo strategji gjithë europiane e sigurisë i zhvlerson urgjencën e interesave të Kosovës në veri. Këtë moment specifik Vucici duket me qenë aleat më i rëndësishëm. Alternativat e Vucicit në Beograd duket që po i tmerrojnë miqt tanë Amerikan dhe interesat e tyre;

3. Qëndrueshmëria: Veprimet e Kurtit nuk duket që mund të jenë të qëndrueshme. Nuk duket që ne mund t’i mbajmë flamujt me polici tërë kohen. Zgjidhja e qëndrueshme duhet me u bazu në një marrëveshje politike e sponzorizuar nga sponzorët e pavarisë;

4. Tërheqja e aleatëve! Nuk ka aleanca të përhershme në marrëdhënie ndërkombëtare. Ka interese. Interese dinamike. Amerika ka ndodhë që ka modifikuar strategjitë e saja ndërkombëtare dhe është tërhequr nga vendet tjera. Nuk them që tërhiqet nga Kosova, por mjafton të pajtohet që për Kosovën, sigurinë rajonale, të jenë ndonjë aleat Europian;

5. Ndryshim i Shtrategjisë. Ne mundemi me i arritë rezultatet e njejta po duhet të ndryshojmë strategjinë. Fillimisht duhemi me u forcu e me qenë në gjendje me mbrojtë vehten dhe sovranitetin tonë. Pa ushtri dhe paisje ushtarake, Kosova nuk mundet me ekzekutu politikat dhe veprime të pavarura, sidomos në siguri.